Dështon zgjedhja e anëtarëve të bordit të KPM-së dhe RTK-së
Seanca e plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në orët e pasdites, duke dështuar kështu edhe zgjedhja e anëtarëve të bordit të Komisionit të Pavarur për Media dhe të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).Në procesin e votimit të fshehtë në rundin e parë është arritur që të zgjidhet vetëm, Besa Bytyqi, anëtare e Bordit të RTK-së, ku më pas janë ndërprerë punimet e seancës.
Në garë për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së, janë Blerta Zeqiri, Ibrahim Kadriu, Murat Musliu dhe Mustafë Halili.
Ndërkohë në garë për anëtarë të Këshillit të Pavarur të Mediave janë Luljeta Vuniqi dhe Safete Rugova.
Ndërkaq për një anëtar të Këshillit të Mediave nga minoritetet janë garë Milosav Savic dhe Vesna Jovanovic.
Në mungesë kuorumi mbledhja e Kuvendit u ndërpre për të vazhduar punimet gjatë ditës së nesërme, kur ajo pritet të vazhdojë nga ora 10:00. /Telegrafi/