Detajet e errëta nga e kaluara e Papës së ri

16:58 / 14.03.2013
Avokatët e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë paditur Jorge Mario Bergoglion, Papën e porsazgjedhur, për përfshirjen e tij në krime kundër njerëzimit, gjatë sundimit të terrorit të juntës ushtarake në Argjentinë, në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Krimet të cilat ia atribuojnë janë përshkruar në një libër. Natyrisht, Papa i ka mohuar këto akuza.

Në një kohë të trazirave të mëdha në Amerikën e Jugut, kleri - në disa vende të prekura nga puçet - ka mbrojtur qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike. Megjithatë, Argjentina ishte një përjashtim: aty p.sh. Christian Von Wernich - një prift i krishterë i Policisë Provinciale të Buenos Airesit, që udhëhiqej nga gjenerali Ramon Campsa nën pushtetin e Jorge Rafael Videlit, mes viteve 1976 dhe 1983 - personalisht ka marrë pjesë në likuidim dhe tortura.

Ky prift tashti po vuan një dënim me burg të përjetshëm për rolin e tij në "Luftën e ndytë”, në të cilin rreth 30 mijë njerëz u zhdukën në Argjentinë. Shoqata “Plaza de Mayo” ende kërkon drejtësi për ta, dhe madje në një moment e kanë ftuar Bergoglion për të dëshmuar në procesin e dhimbshëm që kishte të bënte me rrëmbimin e foshnjave dhe të shtatzënave socialiste. Ata dyshojnë Papa i ri - Françesko i I-rë - ka informata për këtë dhe se ka marrë pjesë në këto krime.

Bergoglio kishte mbështetur publikisht diktaturën ushtarake, të cilën më vonë e kishte justifikuar me "pragmatizëm politik".

Që nga viti 1973 e deri më 1979, Bergoglio kishte udhëhequr një rend jezuit, një pjesë e së cilës u pajtua me diktaturën. Përfshirjen e tij në rrëmbimin e dy priftërinjve më 1976, që kanë punuar në lagjet e varfra (për të cilën ka shkruar Reuters), e ka përshkruar gazetari Horacio Verbitsky në librin “Heshtja”. Ai kishte folur me Orlando Yorin, një nga jezuitët e rrëmbyer. Të dy të rrëmbyerit kanë mbijetuar.

"Historia e gjykon. E denoncon si një person i cili ishte shumë i afërt me ushtrinë”, ka thënë Fortunato Mallimacci, ish-dekan i Universitetit të Buenos Aires.

Kur në vitin 2005 u profilizua si një kandidat për të pasuar Papa Gjon Palin e II-të, janë aktualizuar rrëfimet për dyshimet për përfshirjen e tij në krimet e kryera nga diktatura ushtarake.

Kundër tij është ngritur edhe akuza për përfshirjen e tij në rrëmbimin e dy priftërinjve më 1976. Atëherë zëdhënësi i Bergogliovit ka thënë për Associated Press se fjala është për "shpifje të vjetra”. Ata që e mbrojnë Papën e ri thonë se ai ka fshehur shumë individë që arratiseshin nga ushtria. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Jorge Mario Bergoglio (Papa Françesko i I-rë)
Jorge Mario Bergoglio (Papa Françesko i I-rë)
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.