Dezerton zëvendësi i Assad?

14:54 / 18.08.2012
Raportet e mediave në Lindjen e Mesme thonë se zëvendëspresidenti i Sirisë, Farouk al-Shara, ka dezertuar duke iu bashkuar opozitës, dhe ka ikur për në Jordaninë fqinje.

Rrjeti në pronësi saudite, Al-Arabija, ka cituar një aktivist të Ushtrisë së Lirë Siriane opozitare, se al-Shara ishte zhdukur para 10 ditësh dhe se besohet se ka udhëtuar për në Aman.

Ky zhvillim ka ndodhur në periudhën e raporteve për dezertimin e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë edhe një të afërm të zëvendëspresidentit al-Shara, kryeministrin, dhe dy anëtarë të kabinetit të presidentit, Bashar al-Assad, transmeton TCH.

Al-Shara, 74 vjeçar, ka shërbyer si zëvendëspresident prej vitit 2006. Këto largime të zyrtarëve të lartë të Sirisë në anën e kryengritësve, shihen si një pikë kthese madhore në konfliktin 17 mujor ndërmjet presidentit Assad dhe kryengritësve, që kërkojnë largimin e tij. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.