Dialog për marrëveshje të reja e të vjetra!

9:06 / 11.08.2012
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i paraparë të fillojë në vjeshtë ose sipas të gjitha gjasave në muajin tetor pritet të ketë në agjendë edhe temat që kanë mbetur pa u diskutuar në të ashtuquajturin dialog teknik, energjinë dhe telekomunikacionin.

Por sipas burimeve të gazetës “Express”, Brukseli dhe dy delegacionet, ai i Prishtinës dhe Beogradit, pritet të merren edhe me marrëveshjet e arritura gjatë raundeve teknike, për të eliminuar keqinterpretimet që janë shfaqur gjatë implementimit të tyre.

“Është shumë e rëndësishme të qartësohet se çfarë saktësisht është arritur në procesin e bisedimeve. Ndërsa për marrëveshjet që do të arrihen në të ardhmen duhet të ketë edhe nënshkrime në mënyrë që të eliminohet ajo çfarë kemi parë në të kaluarën”, ka thënë një zyrtar i afërt me procesin e bisedimeve në kushte anonimiteti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.