Dialogu, në interes të dyja palëve

21:31 / 17.01.2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të mbajtjes së takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Baroneshën Catherine Ashton, është takuar mbrëmë në Bruksel me Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Kryeministri Thaçi theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i bindur se ky proces është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të perspektivës së vendit drejt integrimeve euroatlantike.

Nga ana e tij, Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun dhe përgëzoi Kryeministrin Thaçi për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës dhe për suksesin e arritur në këtë proces të rëndësishëm, transmeton RTK.

Reeker ritheksoi vazhdimësinë e përkrahjes së palëkundur të SHBA-ve për Kosovën dhe për progresin e saj drejt integrimeve euroatlantike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Philip Reeker dhe Hashim Thaçi (Foto: Arkiv)
Philip Reeker dhe Hashim Thaçi (Foto: Arkiv)
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.