Dialogu nuk i sjell Kosovës ulëse në OKB

8:58 / 26.02.2013
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund t’ia siguronte Beogradit datën e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE-në dhe Prishtinës mundësinë që të niste negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Brukselin, por jo edhe shumë më shumë se kaq.

Sipas burimeve diplomatike, me të cilat ka biseduar “Koha Ditore”, me gjithë deklaratat pompoze të zyrtarëve të Kosovës, procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të rezultojë me anëtarësim në OKB.

“Jo. Ulësja në OKB nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e diskutimeve”, ka thënë një diplomat i lartë nga një shtet anëtar i BE-së.

“Ka ide, posaçërisht nga Berlini, se dialogu mund të prodhojë më shumë sesa është menduar, përfshirë edhe ulësen në OKB. Por kjo nuk është reale. Nuk do të ndodhë”, ka thënë një burim diplomatik, duke lënë të kuptohet se një pjesë e vendeve të BE-së nuk janë të lumtura me insistimin e Berlinit zyrtar për të mbajtur presionin maksimal ndaj Serbisë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.