Dialogu vazhdon të enjten

21:19 / 22.02.2012
Dita e parë e raundit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, që është i pari për këtë vit, ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjeve. Bisedimet vazhdojnë të enjten, ndërsa burimet e BE-së kanë bërë me dije, se takimi i së mërkurës ka zgjatur gjatë gjithë ditës.

Sipas këtyre burimeve, palët janë afruar shumë në qëndrime rreth dy pikave, që kanë qenë në agjendë- zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, si dhe për marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, konkretisht se si do të marrë pjesë Kosova në takimet rajonale.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se takimi ka qenë në një atmosferë pozitive dhe se palët kanë pasur qasje konstruktive.

“Kemi arritur shumë, por kanë mbetur shumë gjëra për t’i diskutuar dhe ato do të vazhdojnë nesër”, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Delegacioni i Kosovës dhe shefja e tij, Edita Tahiri, kanë heshtur para mediave dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, as para, e as pas nisjes së takimit. Qysh para nisjes së delegacionit kosovar në Bruksel, ka qenë e diskutueshme çështja e fusnotës, që do të përdoret për ta përfaqësuar Kosovën në nismat rajonale.

Pala kosovare është pajtuar që të shkojë me formulën e përmendjes së Rezolutës 12 44, Deklaratës së GJND-së dhe Deklaratës së Pavarësisë. Por, Beogradi zyrtar, ndërsa pajtohet me dy të parat, hedh poshtë përmendjen e Deklaratës së Pavarësisë në fusnotë.

Ndryshe ka qenë pikërisht mospajtimi për bashkëpunimin rajonal, ai që ka bërë që bisedimet të ndërpriten në fund të vitit të kaluar.

Dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së ka filluar në marsin e vitit të kaluar, gjatë të cilit janë arritur disa marrëveshje, por ende lë për të dëshiruar zbatimi i tyre. /rel/telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.