Diga para shkatrrimit, evakuime masive në Lousiana
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se kanë urdhëruar evakuim masiv të banorëve të disa zonave të shtetit Louisiana, për shkak të shkatërrimit të mundshem të një dige në shtetin fqinj, Mississippi.Diga është dobësuar nga ujërat në rritje në lumin Mississippi, që ka shkaktuar stuhia tropikale Isaac.
Rreth 60,000 persona duhet të evakuohen menjëherë, për çfarë autoritetet amerikane kanë angazhuar autobusë.
Të enjten, erërat maksimale të Isaac-ut kanë kapur shpejtësinë prej 72 kilometrash në orë. Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së ka paralajmëruar dobësime të mëtejshme të erërave gjatë mbrëmjes së sotme.
Isaac goditi shtetet Louisiana, Mississippi dhe Alabama të mërkurën si një uragan i kategorisë së parë, duke shkaktuar erëra të forta, shi dhe përmbytjet masive. Qindra banorë në Parish Plaquemines të Luizianës, një zonë e vogël bregdetar që ndodhet në jug të New Orleans, u bllokuan pasi ujërat kaluan pritat. /Telegrafi/