Digjen 12 pacientë në një spital të Tajvanit (Video)

18:07 / 23.10.2012
Zjarri që shpërtheu mëngjesin e së martës në një spital në jug të Tajvanit i kushtoi jetën 12 pacientëve e lëndoi të paktën 60 të tjerë. Flaket nga pavijoni i të moshuarve e u përhapën më pas edhe në pjesën tjetër të ndërtesës.

Sipas zyrtarëve lokalë, viktimat vdiqën të asfiksuar nga tymi. Të lënduarit po trajtohen në disa spitale të ndryshme. Shkaqet e zjarrit masiv, të nisur në katin e dytë të godinës, nuk janë zbardhur ende.

Pavijoni i të moshuarve ka më shume se 100 pacientë, shumica e të cilëve nuk lëvizin dot nga shtrati. 163 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje vetëm 10 minuta pas shpërthimit të zjarrit dhe arritën t'i shuajnë flaket për 45 minuta. Por përpjekjet e tyre nuk mundën megjithatë të shpëtonin jetët e 12 pacientëve, viktima të fatkeqësisë, transmeton TCH.

Ky konsiderohet një prej zjarreve më vdekjeprurëse në një spital tajvanez dhe një prej episodeve më të rënda të këtij lloji të regjistruara në ishull prej vitesh të tëra. Kryeministri Sean Chen i përcolli ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe kërkoi nga organet hetimore zbardhjen sa më parë të rrethanave të incidentit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.