Digjen dhjetëra hektarë pyje në Drenas

13:53 / 7.08.2012
Janë djegur dhjetëra hektar pyje në malet e fshatit Korroticë e Lartë, përkatësisht tek Parku i biznesit në Drenas.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit e Drenasit dhe të Lipjanit që kanë lokalizuar zjarrin, mirëpo të martën paradite sërish ka nisur zjarri dhe ende nuk është shuar.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Drenas, Sokol Krasniqi, ka thënë se nga flaka janë përfshirë malet e territorit të Komunës së Drenasit dhe të Fushë Kosovës si dhe një pjesë e maleve të Komunës së Lipjanit.

Sipas tij janë dëmtuar nga zjarri mbi 50 hektar pyje, ndërsa flaka ka përfshi djegien e pyjeve edhe në ditën e martë.

“Kjo është vepër e dorës se njeriut dhe duhet ndëshkuar piromanet. Vetëm këtë vit janë dëmtuar qindra pasuri natyrore te pyjeve dhe askush nuk është ndëshkuar për veprën e qëllimshme, kurse të gjitha rastet janë zjarrvënie nga faktori njeri”, ka thënë Krasniqi, transmeton Koha.net. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.