Digjen dy automjete në veri
Dy automjete janë djegur mbrëmë rreth mesnatës në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëzSipas këtyre burimeve, automjetet janë pronë e Zdravko Todorovic, 51 vjeçar nga Mitrovica.
Rastin e ka konfirmuar për “Kosovapress” edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.
Ai ka thënë se policia ka regjistruar rastin si zjarrvënie e qëllimshme, pasi që në vend ngjarje është gjetur një shishe që dyshohet të ketë qenë me benzinë.
Autorët dhe motivet e këtij akti janë të panjohura deri tani për policinë. /Telegrafi/