Digjen pyjet e Kurorës së Lurës, zjarri i afrohet banesave
Vatrat e zjarrit në Kurorën e Lurës në Dibër vijojnë të jenë aktive që prej ditës së djeshme.Banorët e zonës thonë se për shkak të erës flakët kanë përparuar shumë në drejtim të banesave, ndërkohë që mësohet se deri tani janë djegur rreth 300 hektarë me pyje.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar vetë banorët e zonës si dhe forcat e ushtrisë, por ndërhyrja është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer, transmeton BalkanWeb.
Ndërkaq sipas të dhënave që vijnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, 145 efektivë janë angazhuar për shuarjen e flakëve në komunën e Lurës, por edhe në disa zona të tjera të vendit, ku janë evidentuar vatra zjarri. /Telegrafi/