Disa të vrarë nga përleshjet në Pakistan
Gjashtë militantë janë vrarë dhe pesë pjesëtarë të një policie anti-talibane në përleshjet në veriperëndim të Pakistanit.Mediat raportojnë se sulmuesit kryengritës qëllojnë vazhdimisht forcat e sigurisë dhe fiset pro-qeveritare në Khyber, i cili shërben si rrugë furnizimi për trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s, që luftojnë talibanët në Afganistan. /Telegrafi/