Disiplinojeni Krasniqin!

8:56 / 21.10.2012
Jakup Krasniqi mund ta ruajë postin e kryetarit të Kuvendit vetëm nëse arrin të gjejë gjuhë të përbashkët me shumicën e përfaqësuesve të PDK-së dhe me kabinetin qeveritar.

Diplomatë të jashtëm kanë thënë haptas se nuk duan të shohin pengesa të brendshme gjatë punës së institucioneve qendrore të shtetit, veçanërisht tash kur ka filluar procesi i dialogut politik për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore, seanca e së enjtes, e cila është ndërprerë dy herë, ka shtuar trysninë e ndërkombëtarëve ndaj lidershipit të PDK-së, për të garantuar rrjedhë normale të punës së Kuvendit.

Në PDK besojnë se kanë kapacitete për ta ruajtur Krasniqin dhe për ta tejkaluar këtë situatë.

Ndërsa, ky mesazh duket të jetë kuptuar seriozisht nga kryeparlamentari dhe strukturat partiake, sepse të premten vetë Krasniqi ka kërkuar falje publike për fjalët që i kishte thënë një ditë më parë, duke e quajtur rrugaç ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci në prononcimin e tij për media ishte shprehur sikur asgjë të mos kishte ndodhur, edhe pse kishte kërcënuar bashkëpartiakun e tij se do ta shkarkojnë nga posti i kryeparlamentarit /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.