Dita e Bajramit, të dielën, më 19 gusht

20:34 / 16.08.2012
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 18 gusht, kurse dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 19 gusht.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër – Bajramit do të mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë, ndërkaq fillon në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami, Sabri Bajgora.

“Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 6:23, Hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh për festën”, njofton BIK.

Më 19 gusht, myftiu Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00 deri në 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër-Bajramit, duke e lutur Zotin që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër-Bajramit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.