Ditën e Çlirimit e kalojnë në gjykatë

17:14 / 12.06.2013

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, dhe dy zyrtarë të tjerë, të mërkurën janë paraqitur për herë të fundit në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Ata nuk kanë pasur mundësi t’iu bashkëngjitën festës së Ditës së Çlirimit të Prizrenit, i cili është organizuar nga kryetari Ramadan Muja. Seanca gjyqësore ka filluar në 9:00 dhe zgjatur disa orë.

Të akuzuarit në seancën përfundimtare kanë deklaruar edhe një herë se janë të pafajshëm. Ata thanë se veprimet e tyre nuk paraqesin vepër penale. Rexhep Hasani, avokati mbrojtës i drejtorit të DA-së, Nexhat Çoçaj tha se aktakuza e ngritur nga Prokuroria nuk ka bazë ligjore. Ai kërkoi që të akuzuarit të shpallen të pafajshëm. “ Jam i bindur se gjykata do t’i shpallë të pafajshëm“, tha Hasani, raporton “Prizrenpress”.

Prokurori Metush Biraj, ndërkaq ka kërkuar nga gjyqtarët që të akuzuarit të shpallen të fajtor. Sipas tij, akuza e ngritur nga Prokuroria ka bazë ligjore.

Zyrtarët e arsimit në Prizren, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata e Qarkut në Prizren, më 12 shtator 2011, ka filluar shqyrtimin kryesor ndaj tre zyrtarëve të Drejtorisë Komunale tw Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt- drejtor, Reshit Kushaj,-zyrtar në këtë drejtori dhe Nezir Osmani, zyrtar për buxhet. Akuza i ngarkon zyrtarët e DKA-së se më 9 maj 2009, me qëllim fitimi të dobisë pasurore, e kanë shpërdoruar detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare.

Sipas aktakuzës, megjithëse firma transportuese NTSH “Shpejtimi” nga Suhareka i kishte plotësuar kriteret për tenderin lidhur me dërgimin e maturantëve të shkollave të mesme të Prizrenit në bregdetin e Shqipërisë, të akuzuarit e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, nuk e kanë përfillur ftesën për ofertë dhe si fitues kanë shpallur firma më të shtrenjta dhe të cilat nuk ishin të licencuara nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë (MTI). Në ftesën për ofertë parashihej si kusht edhe pajisja me licence nga MTI-ja.

Pronari i kompanisë “Shpejtimi”, Ekrem Veselaj, ka bërë padi në Prokurorinë e Qarkut. Ai ka deklaruar se i është shkaktuar dëm nga fitimi i humbur në vlerë prej 40 250 eurosh. Ai, po ashtu, përmendi se për pajisje me licencë nga MTI-ja paguan 20 000 euro në vit, e cila është garanci për kalimin e grupeve jashtë shtetit.

“Shpejtimi” ishte një nga kompanitë e pakta që konkurruan, që posedonte licencë dhe i plotësonte të gjitha kushtet, dhe kishte ofruar çmimin më të lirë – 108 euro për nxënës. Ndërsa kompanitë fituese kishin ofruar çmim prej 115 eurosh. Shpallja e vendimit, do të bëhet me datën 17 të këtij muaj në orën 8:30. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.