Dnevnik: Aleanca Kuq e Zi, nacional-ekstremistët e adhuruar tek shqiptarët në Maqedoni!

14:20 / 1.11.2012
Mediat maqedonase kanë shkruar për aktivitetin e “Aleancës Kuq e Zi” dhe synimet e saj për të rikthyer, siç thuhet, Manastirin si një nga qytetet e rëndësishme për kulturën dhe traditën shqiptare.

Gazeta “Dnevnik” shkruan se me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, AK ka përgatitur aktivitete në Manastir dhe se kjo lëvizje e sheh këtë qytet si një qendër për promovimin e saj.

Sipas gazetës, AK një kohë të gjatë “ka promovuar idenë për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Manastir, mirëpo ajo nuk u bë edhe gjatë kohës së ish-presidentit Bamir Topi”, transmeton INA.

Analistët maqedonas në Shkup nënvizojnë për gazetën se AK shumë lehtë mund të shndërrohet në një kopje të partisë ultra-fashiste greke “Agimi i Artë”, për shkak të programit të saj të njëjtë dhe angazhimit për shtete të pastra etnike.

“Dnevnik” e quan AK-në ultranacionaliste dhe me përfaqësi tashmë të aktivizuara edhe në Maqedoni, Kosovë, Luginë e Preshevë e madje edhe në Greqi për shkak të çështjes çame.

Një burim i afërt me AK-në i ka thënë gazetës se kjo lëvizje angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës në Maqedoni në drejtim të modelit të konfederatës dhe krijimin e një Iliride të re, përmes një referendumi demokratik. AK theksohet se ka mbështetje të gjerë tek rinia shqiptare në Maqedoni dhe se kjo është shprehur përmes formave të ndryshme dhe përkrahjes nëpër rrjetet e ndryshme sociale e tubime tjera. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.