Dogji 75 ha pyll, arrestohet 65 vjeçari

10:27 / 27.08.2012
Një person është arrestuar në Tepelenë, pasi akuzohet për zjarrëvenie të qëllimshme. Personi i arrestuar është Servet Sina, lindur dhe banues në fshatin Dhëmblan, të rrethit Tepelenë.

Sipas policisë 63-vjeçari më datën 26.08.2012, rreth orës 17.00 , në vendin e quajtur Ormëne, në malin e Shtëpëzit, mbi Shkallën e zezë, i ka vënë zjarrin kodrave me qëllim rigjenerimin e kullotës dhe hapjen e kullotave të reja pasi ky shtetas mban bagëtitë e tij në këtë pyll.

Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur në një sipërfaqe shumë të madhe kullote , dhe gjatë orëve të para të mëngjesit zjarri ka përfshirë edhe pyllin me lisa në malin e Shtëpëzit, raporton Noa.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, policia pyjore dhe punonjësit e komunës Qendër Tepelenë si dhe banorë të fshatit Shtëpëz, pasi zjarrfikësja nuk shkonte për mungesë rruge. Si pasojë e zjarrit duke u favorizuar nga era e fortë brenda pak orësh janë djegur 65 hektarë kullotë midis fshatit Shtëpëz dhe pyllit të Ujit të Ftohtë Tepelenë.

Gjithashtu po si pasojë e zjarrit favorizuar nga era, janë përfshirë nga flakët 10 hektarë pyll me lisa e shkozë ku janë djegur plotësisht, pronë e Drejtorisë Pyjore.

Nga ekspertiza e bërë në vendngjarje nga ekspertë të policisë pyjore ka rezultuar se është shkaktuar një dëm prej rreth 135 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë në qarkun Gjirokastër këtë verë janë evidentuar 11 raste zjarresh të qëllimshme dhe të gjitha rastet janë me autorë të arrestuar, ku për këto raste janë arrestuar 14 autorë si zjarrvënës të qëllimshëm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.