Dorëhiqet zv.presidenti i Egjiptit

22:13 / 22.12.2012
Teksa egjiptianët po votojnë në raundin e dytë të referendumit për projekt/kushtetutën e kontestuar të promovuar nga presidenti Mohamed Mursi, në vend janë regjistruar zhvillime të reja.

Sipas informacioneve të fundit, kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit zëvendëspresidenti Mahmud Mekky dhe guvernatori i Bankës Qëndrore Egjiptiane, Faruq el Hoqda.

Ky i fundit është dorëhequr për shkak të mosmarrëveshjeve me autoritetet e tjera shtetërore mbi vlerësimin e lirës egjiptiane.

Kundërshtarët e presidentit Mursi nuk e pranojnë draftin me argumentin se favorizon islamikët, aktualisht në pushtet dhe tradhton revolucionin e vitit të kaluar që përmbysi Hosni Mubarakun, transmeton TCH.

Mbështetësit e presidentit nga ana tjetër këmbëngulin se kushtetuta do të garantojë demokracinë. Rreth 250.000 forca sigurie janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në rang kombëtar gjatë zhvillimit të referendumit.

Megjithatë, protestuesit kundër kushtetutës dhe islamikët konservatorë qëlluan njëri-tjetrin me gurë sot, duke detyruar qeverinë të përdorte gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Pavarësisht dhunës, nuk pati raporte për të plagosur. Në raundin e parë pjesëmarrja në votime ishte e ulët, diku tek 30 për qind.

Raporte jozyrtare tregonin se prej atyre që votuan, 56 për qind ishin në favor të draftit. Rezultatet përfundimtare nuk priten përpara ditës së hënë dhe do të bëhen publike pasi të jenë shqyrtuar edhe ankesat. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.