Draskovic: Kosovën e kemi fqinj të veçantë

14:10 / 19.10.2012
Serbia duhet të nisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe të krijojë raporte të afërta me të, si kulturore, ashtu edhe ekonomike, ka thënë kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskovic.

Ai ka pohuar se është në interes të madh të Serbisë që të kuptojë se çfarë nuk mund të bëjë dhe të pranojë kushtet e Bashkimit Evropian për normalizimin e gjerë të marrëdhënieve me Kosovën.

“Kosovën e kemi fqinj dhe fqinj të veçantë për gjithë rëndësinë historike që ka ajo për ne. Andaj, duhet të vendosim marrëdhëniet më të mira të mundshme. Ne nuk e kontrollojmë atë territor tashmë 12 vjet, por atje ka diçka që mund të mbrojmë – është populli serb dhe është trashëgimia kulturore dhe historike”, ka thënë Draskovic për mediat serbe, transmeton Rel.

Ai po ashtu theksoi se “Serbia po bie, ndërkohë që populli mashtrohet me historitë për sovranitetin dhe integritetin territorial”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.