Drecun beson në marrëveshjen me serbët e Kosovës

20:18 / 8.05.2013

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun beson se është e mundur një marrëveshje me serbët e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Drecun mendon se kjo mund të arrihet gjatë vizitës së zv/kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vucic në Kosovë.

Ai iu ka thënë gazetarëve në Kuvendin e Serbisw pret që Vucic t’ua shpjegojë serbëve situatën në të cilën gjendet Serbia dhe domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjes, transmetojnë mediat serbe.

Serbët e Kosovës kundërshtojnë marrëveshjen e 19 prillit arritur në Bruksel në mes të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.

Serbia e ka të domosdoshme respektimin e saj, për shkak të proceseve të saj integruese në BE. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.