Droga, arrestohet i biri i ish-kreut të Oborrit Mbretëror

13:30 / 20.08.2012
Djali i njërës prej figurave më të njohura të kohës së Mbretit Zog, është arrestuar të dielën në Greqi, me një sasi prej 62 kg lëndë narkotike, heroinë.

Izet Ohri, djali i Ali Ohrit, kryetarit të Oborrit Mbretëror, është vënë në pranga nga policia greke, pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij, e cila vinte nga Turqia dhe kishte si destinacion portin e Igumenicës, e më pas Italinë.

Arrestimi

52-vjeçari Izet Ohri, i cili prej vitesh jetonte në Itali, i divorcuar, me fëmijë, është arrestuar dhe dy herë të tjera, po për të njëjtën vepër penale, në Gjermani dhe Itali. Ohri është prangosur në orët e para të ditës së djeshme, përgjatë autostradës që të çon në qytetin e Igumenicës. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Policia Greke, mësohet se Ohri ka hyrë në Greqi nga pika kufitare e Kiponit dhe pas informacioneve të mbërritura se ai transportonte sasi droge, oficerët e policisë kanë nisur menjëherë punën.

Dy kilometra pasi kishte hyrë në tokën greke, forcat e policisë e kanë ndaluar dhe me ndihmën e një qeni, kanë arritur të zbulojnë se brenda 3 bombolash gazi, ishin fshehur 122 pako, me peshë totale prej 61 kg e 935.4 gram lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Përveç sasisë së drogës, policia greke sekuestroi dhe makinën tip "Fiat" me targa italiane, 2200 euro dhe dy telefona celularë.

Fillimisht, mediat e shtetit fqinj publikuan lajmin se sasia në fjalë e drogës, ishte futur në Greqi nga Shqipëria. Pas verifikimeve të kryera, Policia e Shtetit Shqiptar, me anë të një deklarate për shtyp, e mohoi këtë fakt. "Nga shkëmbimi i informacionit me autoritetet policore greke rezulton se rreth 2 km në brendësi të territorit grek në kufirin me Turqinë, autoritetet policore greke, kanë sekuestruar një sasi prej rreth 61 kg e 935 gram lëndë narkotike e dyshuar, heroinë, në një mjet "Fiat", i cili kishte ardhur nga Turqia.

Hetimet

Oficerët e policisë së shtetit fqinj, menjëherë pas arrestimit të 52-vjeçarit Ohri kanë nisur hetimet për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin përfundimtar të sasisë së madhe të heroinës. Nga hetimet e para rezulton se sasia e drogës kishte hyrë në Greqi nga Turqia dhe Izet Ohri, pasi të mbërrinte në Igumenicë, do të nisej në drejtim të Italisë, ku dhe mendohet se ishte destinacioni përfundimtar i 62 kg të heroinës.

Ndërkaq, hetimet janë duke vijuar dhe në identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë linjë trafiku mes Turqisë, Greqisë e Italisë. /Bw/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:08 / 19.06.2013
Rita Ora dhe Madonna

Rita Ora dëshiron duet me Madonnan

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, është duke shpresuar se roli i saj në linjën e modës së Madonnas, “Material...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.