Drogë në kutitë e djathit
Afro 10 kilogramë lëndë narkotike e llojit marihuanë është bllokuar në orët e parë të ditës së sotme në autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë.Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia u vu në veprim ku pasi zbuloi lëndën narkotike ndaloi edhe një pasagjer si transportues të saj.
Mësohet se një tjetër i dyshuar është vënë në shënjestrën e policisë si bashkëpunëtor i të ndaluarit, ndërsa lënda narkotike ishte fshehur brenda katër kutive djathi, shkruan NOA.
Theksohet se lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë, ndërsa nga ana e efektivëve të policisë po punohet për zbulimin e origjinës së lëndës narkotike. /Telegrafi/