Drogë nga Lazarati drejt Greqisë, arrestohen tre rumunë

10:50 / 3.09.2012
Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 2.3 kg marihuanë, ndërsa ka arrestuar tre shtetas rumunë që e transportonin atë.

Personat e arrestuar janë: Claudiu Serban, Lulan Crauciuc dhe Florian Badea, të tre nga 24 vjeç, lindur dhe banues në Tragovistë Rumani.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli në automjetin tip Renault "Clio" me targa rumune B 37 LAO, që drejtohej nga shtetasi rumun Claudiu Serban, ka rezultuar se në gomën rezervë të këtij automjeti, brenda gomës janë evidentuar disa pako ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Sipas policisë në brendësi të gomës u gjetën 15 pako të vogla të mbështjella me plasmas, me peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike, gjithsej 2.5 kilogramë marihuanë.

Sipas policisë, tre shtetasit rumunë e kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta shisnin atë me doza të vogla në Rumani. /Noa/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.