Duma dëbon kritikun e Putinit
Deputetët e Duma-s Shtetërore ruse votuan të premten për ta dëbuar ligjvënësin Genadi Gudkov, pasi prokurorët e akuzuan atë për përfshirje në veprimtari të paligjshme tregtare derisa ishte pjesë e parlamentit.Me një votim prej 291 vota pro, 150 kundër dhe me tri abstenime, ligjvënësit dëbuan ligjvënësin, që është një kritik i hapur i presidentit Vladimir Putin dhe udhëheqës i opozitës politike.
Gudkov tha se lëvizja kundër tij është e motivuar politikisht.
Deputetë nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar dhe Partia Liberale Demokratike e Rusisë votuan në favor të mocionit për ta përzënë atë, ndërsa ata nga partia “Vetëm, një Rusi” dhe të Partisë Komuniste votuan kundër, transmeton REL.
Këto dy parti i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vendosë mbi ligjshmërinë e dëbimit të Gudkovit.
Asnjë rast penal nuk është hapur në lidhje me rastin. /Telegrafi/