Durrës, zbulohen 36 varre të periudhës helenistike

19:21 / 30.07.2012
Mbi 36 varre të periudhës helenistike janë zbuluar në lagjen numër 8 të Durrësit, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti nga një firmë ndërtuese. Sipas arkeologut që po ndjek punimet, Surja Lela, në mbi 36 varre janë gjetur eshtra skeletore, të vendosur në drejtimin lindje-perëndim. Lela thotë se këto varre datojnë nga shekulli i dytë para erës sonë e deri në shekullin e katërt të erës sonë.

Sipas arkeologëve, zbulimi është i një rëndësie të veçantë, për vetë tipat e varreve, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme, mes të cilave me konstruksion me tulla, me tjegulla në formë çatie, me urna prej guri gëlqeror, si dhe me urna amforash dhe enë qeramike. Ndërkaq brenda varreve mësohet se janë gjetur dhe sende të tjera me vlerë arkeologjike.

Pak ditë më parë kërkimet arkeologjike në zonën e Prespës së Madhe në Korçë nxorën në dritë një shpellë me piktura shkëmbore prehistorike. Ka qenë një ekspeditë shqiptaro-greke ajo e cila ka zbuluar në breg-liqenin e Prespës së Madhe shpellën e quajtur Shpella e Maricës, brenda të cilës ndodhen 27 piktura murale të periudhës neolitike, të cilat tregojnë një vendbanim të hershëm jete duke dokumentuar një thesar historiko-kulturor, jo vetëm për këtë zonë, por për gjithë Shqipërinë. /BW/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh nÃ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.