Durrës, kapen 4 kosovarë me pasaporta të falsifikuara

14:55 / 20.08.2012
Policia e Portit të Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj katër qytetarëve nga Kosova, të cilët kanë tentuar të udhëtojnë drejt Italisë me pasaporta dhe dokumente jo të rregullta. Të katër kosovarët kanë paraqitur në pikat e kontrollit dokumente origjinale identifikimit, por që u përkisnin personave të tjerë dhe që kishin ngjashmëri fizike me ta.

Qytetari me inicialet M.A., 23 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, ka paraqitur në doganë një pasaporte serbe, të cilën e përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike.

Po ashtu dhe 18-vjeçari me inicialet M. Z banues në Suhareke Kosovë, ka paraqitur në portin e Durrësit, një pasaporte biometrike të Maqedonisë , me gjeneralitete të një shtetasi tjetër, por duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike me të, raporton noa.al.

Një njëjta situata ka ndodhur dhe me 23-vjeçarin R.M., banues në Pejë të Kosovës. Ai është kapur nga polica, teksa ka qenë duke udhëtuar drejt Italisë, me një pasaportë të një shtetasi tjetër.

Ndërsa qytetari me inicialet F.G., 21 vjeç, banues në Malishevë të Kosovës ka paraqitur një pasaportë dhe një lejë qëndrimi italiane, që i përkisnin një qytetari tjetër, por që kishte ngjashmëri me të.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj katër të rinjve për falsifikim dokumentesh. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.