Durrës, sekuestrohen 10 kilogramë kanabis

14:04 / 7.10.2012
Një sasi bime narkotike kanabis sativa është sekuestruar ditën e sotme në zonën e plazhit të Durrësit.

Sasia prej 10 kilogramësh, e ndarë në 10 pako të mbështjella me natriban, u gjet në automjetin me targa TR 7430 E që drejtohej nga 30-vjeçari Robert Cepani, me banim në Sauk të Tiranës, transmeton TCH.

Policia e Durrësit bëri të ditur se mjeti ku u gjet malli i ndaluar lëvizte në aksin rrugor Kavajë-Durrës dhe ishte i destinuar për tregun e brendshëm.

Ndaj Cepanit është vendosur masa e arrestit në flagrancë, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur vendin e origjinës së bimës narkotike që dyshohet të jetë jugu i vendit, si dhe persona të tjerë të përfshirë në prodhimin e tregtimin e saj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.