Dy muaj arrest shtëpiak për ish-drejtorin e Spitalit të Gjilanit

21:03 / 12.08.2012
Kolegji gjyqësor në Gjilan, i kryesuar nga Ramiz Azizi, kryetar, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj Xhavit Hajdarit, ish-drejtor i spitalit të Gjilanit, i dyshuar për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Përveç që i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, kundër Hajdarit është ngritur edhe aktakuza nga ana e Prokurorisë Komunale.

Kryeprokurorja komunale, Rabije Jakupi tha se prokurori Esat Ademi e ngarkon Hajdarin për veprën penale “marrje ryshfeti”, raporton Rajonipress.

Ndryshe kjo është aktakuza e dytë që ngrihet ndaj Hajdarit. Aktakuza e parë e ngarkon atë për nxjerrje të vendimeve të kundërligjshme, shpërdorim të pozitës zyrtare, arkëtim dhe pagesa të paligjshme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Xhavit Hajdari
Xhavit Hajdari
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.