Dy persona lirohen nga akuza për pastrim të parave

15:16 / 10.12.2012
Një trup gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë të Kosovës, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren, liroi Resmije Osmanin dhe Gëzim Rexhajn nga akuzat për vepër penale të pastrimit të parave, shmangies së tatimit, kontrabandës së mallrave dhe keqpërdorim të autorizimit ekonomik.

Të pandehurit akuzoheshin që e kanë shfrytëzuar kompaninë “Petrol – Nol” në Prizren për t’i kryer krimet e përmendura.

“Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut liroi të dytë Osmanin dhe Rexhajn sepse nuk gjeti dëshmi që do t’i mbështesnin akuzat. Trupi gjykues argumentoi që të dhënat personale të Osmanit dhe Rexhajt ishin keqpërdorur për t’i kryer veprat penale të përfshira në aktakuzë”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Kosovës nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.