Dy të arrestuar për vjedhje dhe kanosje
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat vjedhje e rëndë dhe kanosje ndaj personit zyrtar. Arrestimi ka ndodhur në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë. Me këtë rast janë konfiskuar një pompë uji, e cila ishte e vjedhur nga të dyshuarit. Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia, bëhet fjalë për S. Hajdini, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë i implikuar në vjedhje. Në ndërkohë që policia po kryente bastisjen, i dyshuari tjetër, B. Hajdini, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nuk kishte përfillur urdhrat e policisë dhe pavarësisht paralajmërimeve i njëjti kishte vazhduar kanosjen ndaj policëve në detyrë
Për të parandaluar progresin e agresivitetit të të dyshuarit, policia ka arrestuar të dyshuarin në mënyrë që të krijojë rrethana të përshtatshme dhe kushte të sigurta për të kryer detyrën zyrtare.
Ndaj të dyshuarve, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit Publik, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor prej 48 orësh. Ata pastaj do të dërgohen në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti t’i kaloj Gjykatës kompetente. /Telegrafi/