Dy të vdekur e 4 të plagosur në superstradën e "vdekjes"

21:08 / 15.07.2012
Superstrada Laç-Fushë-Krujë është përgjakur pasditen e të dielës kur dy makina u përplasën me njëra tjetrën duke u marrë jetën dy personave dhe plagosur katër të tjerë, njëri syresh në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Mamurrasit, kur një automjet tip Toyota me targa KR 7440 A,që drejtohej nga Bashkim Farruku, 56 vjeç, u përplas me një BMV me targa AA 858 FR, që drejtohej nga Ardit Kurrizi 38 vjeç nga Elbasani.

Përplasja mes dy makinave ishte tejet e fortë e për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i BMV-së Ardit Kurrizi dhe Muharrem Farruku 77 vjeç, pasagjer në makinën Toyota.

Në aksident mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i Toyotës Bashkim Farruku, i cili është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë.

Nga përplasja janë plagosur edhe pasagjeret në mjetin Toyota Vera Farruku 54-vjeçe, Xhevrije Farruku 62 vjeçe, dhe Jonida Kalemi 26 vjeç nga Elbasani pasagjere në mjetin BMV.

Tre pasagjeret e plagosura në dy makinat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lezhës bën me dije se makina që drejtohej nga Ardit Kurrizi po udhëtonte drejt Tiranës kur u godit nga pas në mënyrë të befasishme nga mjeti tip Toyota, që drejtohej nga 56-vjeçari Bashkim Farruku.

Nga hetimet e para rezulton se shkak për këtë aksident është bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë në lëvizje i mjetit tip Toyota, e drejtuar nga 56-vjeçari Bashkim Farruku dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte.

Sipas policisë rrugore arsyet kryesore të aksidenteve në këtë aks rrugor të qarkut të Lezhës, të konsideruar për shkak të aksidenteve vdekjeprurëse si “aksi i vdekjes” janë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Gjatë javës në këtë aks rrugor janë regjistruar edhe tre viktima të tjera si dhe janë plagosur 15 persona të tjerë.

Aksidentet në këtë zonë, por jo vetëm, janë rritur në këto ditë vere për shkak të rritjes së numrit të automjeteve për shkak edhe të kthimit të emigrantëve në atdhe për të pushuar gjatë sezonit të verës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.