Dy të vdekur në aksidente trafiku

16:08 / 22.07.2012
Dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e dy aksidenteve të trafikut, të cilat kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës.

Policia raporton se në fshatin Nashec të Prizrenit, drejtuesi i veturës civile, mashkull i komunitetit rom, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka humbur kontrollin, duke dalë kështu nga rruga, me ç’rast ka goditur një muri betoni. Viktima si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa në konsultim me Prokurorin, trupi i pajetë u është dhënë familjarëve.

Po ashtu, një aksident trafiku me fatalitet, ka ndodhur edhe në rrugën “Vllezërit Fazliu” në Prishtinë, ku si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje, ka humbur jetën një këmbësorë. Policia raporton se i dyshuari mashkull shqiptar, me veturën e tij civile, nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka goditur këmbësorin mashkull, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestarë. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin, është ndal në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve, transmeton Kosovapress. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto ilustrim
Foto ilustrim
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.