Dy të arrestuar për marihuanë
Hetuesit Policor nga drejtoria për hetim kundër narkotikëve në Mitrovicë kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë, dy persona, në posedim të substancave narkotikëve.Arrestimi i dy personave të moshës 20 dhe 23 vjeçar, të përkatësisë etnike shqiptare është realizuar të martën rreth orës 18:15 min, në bankinën e lumit Ibër, të Mitrovicës, përkatësisht nën urën kryesore.
“Janë sekuestruar gjithsej, 51 gram marihuanë, si dhe një sasi e letrave e cila besohet t’ju shërbente për përgatitje dhe mbështjellje të substancës narkotike. Dy të dyshuarit e këtij rasti janë shoqëruar në ndërtesën rajonale të policisë nga hetuesit policor, dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, me vendim të prokurorit publik”, thuhet në kumtesë.
Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me veprimet e ndërmarra policore, ka autorizuar inicimin e hetimeve të rastit si vepër penale “posedim, blerje e shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave të rrezikshme, psikotropike” të paraparë në bazë të nenit 229 dhe 230 të Kodit Penal të Kosovës. /Telegrafi/