Dy të arrestuar për mundësim të prostitucionit

10:02 / 10.01.2013
Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë dy persona mbi bazën e dyshimit se të njëjtit ishin të përfshirë në mundësim të prostitucionit, me një femër të moshës së mitur.

Arrestimi i të dyshuarve është realizuar si rezultat i një hetimi operativ i hetuesve policor në konsultim me prokurorin publik të Prokurorisë themelore.

“Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:35min, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë, ka realizuar me sukses dhe pa ndonjë incident, arrestimin e dy të dyshuarve, meshkuj, të përkatësisë etnike shqiptar, në një lokal, në rrugën ‘Shemsi Ahmeti’ në Mitrovicë”, thuhet në kumtesë.

Dy të dyshuarit, 31 dhe 35 vjeçar, janë arrestuar mbi bazë të dyshimit se të njëjtit kanë mbajtur viktimën, një femër 16 vjeçare, në situatë të varësisë personale dhe ekonomike, duke e detyruar atë të merret me prostitucion në këmbim të të hollave, duke i siguruar klientë të ndryshëm për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave me vlera të ndryshme.

Dy të dyshuarit janë dërguar në lokalet policore për intervistim dhe pas deklaratave të siguruara nga të njëjtit, në konsultim me prokurorin e shtetit, njëri është liruar nga lokalet policore ndërsa i dyshuari 31 vjeçar, është ndaluar në mbajtje policore deri në 48 orë.

Viktimës së rastit të regjistruar, i është ofruar tretmani mjekësor dhe pas marrjes së deklaratës në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit social, e njëjta është dërguar në strehimore të sigurt.

Ndaj të dyshuarve të arrestuar, hetuesit policor do të iniciojnë paraqitje penale për “mundësim të prostitucionit” të paraparë në bazë të nenit 241, të Kodit Penal të Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:47 / 21.05.2013
George Michael, Foto: Contact Music

George Michael po shërohet pas aksidentit

Këngëtari George Michael është duke u rikuperuar mirë pas lëndimeve që pësoi javën e kaluar në një aksident komunika...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.