Dy të arrestuar për vjedhje
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Miradi të Epërme, Fushë Kosovë, më 20 tetor 2012.Policia njoftoi se me urdhër të Prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm me 27 fishekë të kal.12 mm, një revole e tipit Blow mini Mod 2003, cal. 6.35 mm me një karikatorë dhe 5 fishekë të kal.6.35 mm.
Ndërsa, në një kontejner në magjistralen Prishtinë –Pejë në një çantë janë gjetur një sasi bizhuterisë dhe stoli ari, që dyshohet se janë vjedhur më 20.10.2012.
Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e ndalimit. /Telegrafi/