Dy të besuar politikë për postin që la Llalla

9:45 / 17.01.2013

Dy kandidatura politike për një institucion të pavarur kushtetues. Me zgjedhjen e presidentit Bujar Nishani në krye të shtetit, mazhoranca ka lehtësuar rrugën e emërimit të drejtuesve të institucioneve të pavarura. Kreu i shtetit dekretoi dje dy emra që do t’i propozohen Kuvendit për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Kontrollit të Lartë të Deklarimi dhe Kontrollit të Pasurisë.

“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 11, pika 2, të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar. Dekretoj: zonja Zana Xhuka dhe zoti Shkëlqim Ganaj i propozohen Kuvendit të Shqipërisë për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.
Kandidatja Zana Xhuka aktualisht mban një post politik, atë të zëvendësministres së Mbrojtjes, një dikaster ky i vendosur në qendër të kritikave nga opozita dhe nga media, sidomos pas dyshimeve për përgjimin e opozitës. Zana Xhuka prej Shtatorit 2005 është zëvendësministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.
Zana Xhuka ka lindur më 24 korrik 1962 në Tiranë. Ka mbaruar studimet për Matematikë në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet për Administrim Biznes në Universitetin e Shkodrës. Është "Doktor i shkencave“ në fushën e sigurisë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.