Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Zvicër

23:03 / 14.06.2012
Dy të rinj shqiptarë nga Kosova kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë trafiku, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në tunelin Gubrist, jo larg Cyrihut.

Ata bashkë me një të tretë po ktheheshin me makinën e tyre Ford nga një lokal ku kishin shikuar Kampionatin Evropian. Në tunel, në të njëjtin shirit nga ana e kundërt, u vjen vetura Saab, të cilën e drejton po ashtu një shqiptare 38 vjeçare e cila kishte me vete edhe djalin 4 vjeç.

Nga ndeshja e fortë njëri nga të rinjtë që ishin në Ford vdes në vend, ndërsa vozitësi ndërron po ashtu jetë pas pak kohe, në spital. Dhëndri i tyre i përbashkët mbijeton me plagë të rënda, shkruan blick.ch.

Edhe vozitësja e makinës Saab dhe i biri kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në spital. Ajo është në stacionin intensiv të spitalit, transmeton albinfo.

Dy të vdekurit kanë lënë pas vetes familjet. Njëri prej tyre veç gruas ka lënë edhe djalin, ndërsa gruaja e tjetrit është shtatzënë në muajin e katërt. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:05 / 20.05.2013
Taylor Swift (Foto: Getty Images)

Swift, mbretëresha e Billboard Awards

Taylor Swift ishte fituesja e madhe në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve Billboard Music Awards, duke çuar në shtëpi plot t...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
10:56 / 20.05.2013
Foto: Zëri

Kush e shet “Voçarin”, AKP apo Mihajloviq?

Prona e ndërmarrjes shoqërore “Voçar” e cila është e regjistruar në Agjencinë kosovare të Privatizimit (AKP) në li...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.