Dy të vdekur në aksidentin Prishtinë-Mitrovicë

10:56 / 7.12.2011

Në një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Shupkovc të Mitrovicës kanë humbur jetën ngasësi 34 vjeçar dhe pasagjerja 27 vjeçare.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rreth orës 04:30min, Njësitë e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë në trafik, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së dy personave.

“Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ndërsa ishte i përfshirë një automjet civil, tip “Ford”, ngjyrë e kuqe, pa targa të regjistrimit”, thuhet në kumtesë.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar në momentin kur automjeti po lëvizte nga drejtimi i Vushtrrisë në drejtim të Mitrovicës, dhe me të arritur në fshatin Shupkovc, nën rrethana ende të pasqaruara, ngasësi i automjetit humb kontrollin mbi automjetin e tij, duke dalë nga rruga në anën majtë të lëvizjes së tij dhe më pas përplaset në muret e një dyqani.

Viktimat e këtij aksidenti, ngasësi M.Ibishi (1977), dhe pasagjerja L.Haradinaj (1984), të dytë të përkatësisë etnike shqiptar, banorë të Mitrovicës, janë konfirmuar pa shenja jete në vend të ngjarjes.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, dhe i njëjti ka autorizuar zhvillimin e detajuar të hetimeve mbi shkaktarin e aksidentit ndërsa trupat e pajetë të viktimave të aksidentit, të i dorëzohen familjarëve të tyre. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.