Dy të vrarë në Atmaxhë të Prizrenit
Dy të vrarë, është bilanci i një tragjedie që ka ndodhur rreth orës 22:00 të së martës në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. Dy familje të afërta janë përfshirë në këtë incident që ka përfunduar tragjikisht. Janë vrarë Zejni (52) e Flamur (30) Gashi.
Burime brenda policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se tragjedia ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të gjatë e që kishte nisur nga një rrahje mes fëmijëve. Siç n njofton “Koha”, Policia e Kosovës ka vënë në pranga katër persona të dyshuar ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.
Lajmin e ka konfirmuar toger Hazir Berisha, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren. /Telegrafi/