Dyshime se ka dhunë ndaj grevistëve në Dubravë
Grevistë në Dubravë thonë se po ushtrohet dhunë ndaj tyre nga të burgosur të tjerë, të cilët nuk janë në grevë. Ata po hyjnë nëpër dhoma dhe po i detyrojnë që ta braktisin grevën.Të burgosur që gjenden në grevë urie në Burgun e Dubravës ankohen se kanë presion nga një grup i ashtuquajtur “Burrat e Drenicës”, të udhëhequr nga vëllezërit K. dhe R., për të ndërprerë grevën.
"Po i skajojnë, po i rrahin shuplaka edhe po i detyrojnë me zor me dalë me luajt futboll, kishe nuk ka grevë. Po sillen si me qenë gardianë", i tregoi një i burgosur Gazetës JnK, në kushte anonimiteti.
“Këta po hyjnë nëpër dhoma dhe po i detyrojnë të burgosurit që ta braktisin grevën”.
Po ashtu, i burgosuri tha se askush nuk po merret me rreth 200 familjarë të tubuar para portës së burgut të Dubravës. “Edhe familjarët edhe të burgosurit vetëm po injorohen”, tha ai.
Ndërsa, një i burgosur (i cili vuante prej kancerit) ka vdekur dhe ka shkaktuar panik dhe revoltë edhe më të madhe në mesin e të burgosurve.
Ndryshe, grevistët po kërkojnë miratimin e Ligjit për Amnisti. /Telegrafi/