Dyshimet për atësinë e bënë të hedh nga dritarja

13:40 / 31.07.2012
Dyshimet për atësinë, duket se ka qenë shkak i tragjedisë së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku babai hodhi foshnjën vetëm 3 ditëshe nga dritarja e Maternitetit “Koço Gliozheni”, ku kishte lindur.

Akti i rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, u regjistrua rreth orës 21:00, ku autori Hysen Biba me origjinë nga Kukësi, pas një debati me bashkëshorten e tij në dhomën numër 5 të Maternitetit, ka marrë foshnjën dhe e ka hedhur nga dritarja.

Menjëherë më pas është larguar me mjetin e tij tip “Nissan” me targë Tr 2987 U, derisa u arrestua nga policia në Kamëz. Në të njëjtën kohë mjekët janë kujdesur për shëndetin e foshnjës e seksit mashkull që në fakt nuk mundi ti rezistojë plagëve të mëdha duke humbur jetën.

Ndërkaq, nëna e foshnjes nuk ka ditur asgjë nga ajo që kishte ndodhur pasi ndodhen në reanimacion, teksa për arrestimin e bashkëshortit të saj ka ndërhyrë vëllai i autorit, i cili ka negociuar me të për të bërë të mundur arrestimin në një kohëzgjatje më pak se 2 orë. Familjarët e 29-vjeçarit thonë se prej kohësh ai vuante nga depresioni, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për gjendjen mendore të tij. Mësohet se çifti ka dhe një djalë tjetër me të madh dhe prej vitesh jetojnë në zonën e Bathores në Tiranë.

Nëndrejtori i ‘Koço Gliozheni’, Spartak Koka, në një prononcim për gazetarin e NEWS24, jep detaje të ngjarjes së rëndë të ndodhur në maternitet, ku babai ka flakur nga dritarja e materniteti foshnjën e tij 3-ditëshe.

“Megjithëse ka patur fraktura të shumta në panumërta në trup dhe ka pasur hemorragji të brendshme në organet e barkut dhe hemorragji në kokë. Brenda 10 minutëshit të parë nga ky moment, fëmija ka vdekur. Padyshim traumat ishin të tilla që nuk besoj se kishte mundësi për tu shpëtuar, por nuk kishte as mundësi transporti për tu dërguar në spital. Ndërkohë, nga ky moment gjendja e nënës ka qenë relativisht e rënduar dje. Është mbajtur me qetësues, sot është në një situatë më të mirë. Është në një dhomë tjetër nga ku ka ndodhur incidenti. Në mbrëmje ne e kemi larguar dhe e kemi dërguar në reanimacionin e të rriturve. Për të mbajtur më tepër të qetë, larg nënave të tjera me fëmijë dhe për të qenë edhe ne më të sigurtë për jetën e nënës. Fëmija ishte me një peshë shumë të mirë 4 kg dhe kishte parametra të shëndetshëm. Nëna nuk ka më arsye të rrijë më në spital. Nëna besoj se sot duhet të dalë, kemi folur edhe me familjarët, pastaj duhet të vijojnë me procedurat e tyre, por nuk kanë të bëjnë më me institucionin në këtë pjesë”, rrëfeu nëndrejtori i ‘Koço Gliozheni’. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.