E shkeli gruan, kufomën e futi në makinë dhe iki (Video)
23:26 / 7.10.2012
Rusi Ivan K. voziste rrugëve të Volgogradit, kur shkeli një grua 50-vjeçare. Kur kuptoi se çfarë kishte bërë, frenoi, e ngriti gruan e vdekur nga rruga dhe e futi në makinën e tij. Pak minuta më vonë e ndali policia, meqë voziste në drejtimin e gabuar.
“Ai ishte shumë nervoz dhe ngutej. Voziste makinën në korsinë e gabuar, prandaj për këtë u ndalua nga policia. Në veturën e tij gjetën një grua të vdekur”, thanë nga policia.
I riu ishte dukshëm i dehur, ndërsa refuzonte të pranonte se ka shkelur gruan. Tash kërcënohet të marrë... vetëm pesë vjet burg! /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.