E tmerrshme: Policët vranë taksistin - e lidhën për autoblind dhe e tërhoqën zvarrë (Video)

18:22 / 1.03.2013
Xhirime tronditëse vijnë nga Republika Jugafrikane, si dëshmi tjetër e brutalitetit policor. Taksisti me origjinë nga Mozambiku, Mido Macia (27), të hënën, rreth orës 19:00, kishte mosmarrëveshje me policët në një qytet jo larg Johanesburgut. Policët e lidhin atë me pranga në pjesën e prapme të furgonit dhe e tërheqin zvarrë për asfalti. Dy orë më vonë Macia gjendet i vdekur në stacionin policor. Obduksioni ka treguar se ai vdiq nga gjakderdhja e brendshme, raporton Guardian.

Sipas versionit të policisë, Macia ka bllokuar trafikun në një rrugë: “Të tjerët kanë kërkuar ta lirojë. Por, ai e sulmoi njërin prej tyre, ia rrëmbeu armën, për çka ndodhi ‘shtyrja’ me njëri-tjetrin”.

Megjithatë, portali i ditores “Daily Sun” publikoi një xhirim të incidentit që demanton këtë version. Aty shihet se si Macia ia drejton gishtin një polici, por nuk shihet se sulmon. Ajo çka vërehet janë disa policë që mësyjnë në të, e godasin, ia vendosin prangat dhe tentojnë ta fusin në furgon, e pastaj e lidhin me prangat në pjesën e pasme të automjetit dhe e tërheqin zvarrë përgjatë rrugës.

Videoja ka skandalizuar opinionin e këtij shteti. Për këtë rast ka reaguar presidenti Jacob Zumba, duke kërkuar edhe hetimin e rastit.

“Kjo është e tmerrshme, shqetësuese dhe e papranueshme. Asnjë qenie njerëzore nuk meriton trajtim të tillë", tha Zuma.

Sot është njoftuat se tetë policët të cilët ishin të përfshirë në këtë incident janë pezulluar, ndërsa është paralajmëruar edhe shkarkimi i shefit të tyre.

Policia në këtë shtet nuk njihet shumë për efikasitet. Ata janë trajnuar dobët e shpesh kanë probleme me ligjin. Shembull është agjenti kryesor në rastin e Oscar Pistoriusit, i cili ishte larguar nga rasti pasi doli se ai vetë përballet me akuzat për vrasje. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.