E vret për vadë

9:40 / 19.01.2013
Një problem tejet banal mes dy kushërinjve u bë shkas i një tragjedie të premten në fshatin Ranoc të Klinës. Gjergj Jakaj, 47 vjeçar, mbeti i vdekur në vend, duke mos u rezistuar plagëve që besohet se i mori nga djali i axhës, Ndue Jakaj, 51 vjeçar. Gjithçka nisi për një vadë uji që po vinte nga mali i fshatit e që Ndue ia kishte hequr digën për ta lëshuar kështu kah dera e viktimës. Ishte ky ujë që e vërshoi derën e viktimës, fill i zënkave që nisën mes këtyre kushërinjve për të përfunduar më pas në një tragjedi familjare.

Fillimisht dy kushërinjtë u zunë me fjalë, por situata u nxeh shumë kur Ndue Jakaj dyshohet se nxori alltinë dhe qëlloi disa herë djalin e axhës Gjergjin, për ta lënë të vdekur, pikërisht afër digës e cila shkaktoi gjithë këtë tragjedi. Familjarët nuk dinin asgjë. Shumica ishin në punë e disa të tjerë brenda shtëpisë. Menduan se Gjergji kishte shkuar në punë si gjithmonë, derisa një fqinj i tyre ua dha lajmin e hidhur se kishte gjetur trupin e viktimës të mbuluar në gjak e pa shenja jete, shkruan Express.

Përveç anëtarëve të tjerë të familjes, i shokuar nga lajmi që mori mëngjesin e së premtes ishte Pjetër Jakaj, vëllai i viktimës Gjergj Jakaj. Ai ishte në orën e mësimit, duke u ligjëruar nxënësve kur dikush erdhi e i tha se vëllanë ia vrau djali i axhës, për të cilin thotë se deri të premten në orën 9 e kishte konsideruar si vëlla.

“Akoma nuk po mund të besoj se situata ka arritur deri këtu. Që dikush e vret djalin e axhës, fqinjin dhe vëllanë e tij për shkak se i thotë ta mbyllë digën”, ka rrëfyer të premten Pjetri për Express.

Thotë se kurrë më parë ata nuk kishin pas probleme mes vete deri ditët e fundit kur në fshat nisi të binte shi.

“E kemi rregulluar këtë farë pune njëherë. Kemi hap një kanal të ri të vadës. Edhe Ndue e ka mbyll atë të vjetrin me digë, pasi po na shkaktonte shumë telashe para derës... por krejt ranë poshtë të premten”, sqaron Pjetri i cili thotë se akoma nuk po mund ta marrë me mend faktin se vëllai i tij nuk jeton më. “Dhe kush ia morri jetën, njeriu i gjakut, i familjes të cilin e kemi konsideruar si vëlla. Arsyeja që ai ma vrau vllaun është e palogjikshme. Përveç që e mori një jetë njeriu, me këtë akt ai e njollosi edhe familjen Jakaj”.

E pavarësisht dhimbjes që djali i axhës i shkaktoi atij dhe familjarëve të tjerë, Pjetri thotë se nuk e ka ndërmend të bëjë diçka të ngjashme që ai ia bëri mëngjesin e së premtes.

“Ai i la katër fëmijë pa baba dhe një grua pa burrë. Me të le të merret drejtësia”.

Express është munduar të flasë edhe me familjarët e dorasit Ndue Jakaj, i cili dyshohet se ka vrarë 47 vjeçarin Gjergj Jakajn, njëherësh djalin e axhës. Por, dera e shtëpisë aty ishte e mbyllur për të gjithë. Pas tragjedisë që ndodhi mëngjesin e së premtes, fshatarët thonë se e gjithë familja e dorasit është ngujuar brenda mureve të shtëpisë.

“Askush nuk po del nga dera, as që po lëvizin”, thonë ata.

Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, saktësisht nga Stacionin policor në Klinë. Sipas një komunikate për media nga kjo zyrë, thuhet se të premten rreth orës 09 e 10 minuta përmes telefonit është njoftuar për një rast të vrasjes në fshatin Ranoc, komuna e Klinës.

“Njësitë reaguese të policisë dhe hetuesit kanë arritur në vend të ngjarjes dhe kanë arrestuar edhe personin e dyshuar , shtetasin N.J.(1961), të cilit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit, për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.