E15: Serbia t’i paguaj reparacionet e luftës

17:17 / 21.10.2012
Grupi i ekspertëve E15 konsideron se është koha që të zhvillohen bisedime midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të cilat do të adresonin procesin e ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore në procesin e integrimit në bashkësinë evropiane.

Grupi E15 vlerëson se Rezoluta e aprovuar në Kuvendin e Kosovës me 18 të këtij muaji, lidhur me këtë çështje, dëshmon qëndrimin konstruktiv të Kosovës për zgjidhjen me dialog të të gjitha çështjeve që pengojnë marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë.

“Por, aprovimi i saj (Rezolutës - v.j.), pa respektuar procedura të nevojshme të Kuvendit, e dëmton punën e Kuvendit dhe rolin e tij me Kushtetutë; krijon tensione te panevojshme politike në punën e tij e jashtë tij. Kjo praktikë ndikon keq në krijimin e një procesi të arritjes së pajtueshmërisë më të madhe midis pozitës, opozitës dhe akterëve të tjerë për të marrë vendime cilësore e të përgjegjshme lidhur me çështjet më të rëndësishme të zhvillimeve demokratike në vend”, thuhet në një kumtesë të E15.

“Rezoluta e aprovuar në Kuvend nuk përcakton kornizën e domosdoshme të këtyre bisedimeve. Qeveria duhet të paraqesë sa më shpejtë platformën për këto bisedime - në Kuvend. Bisedimet duhet të adresojnë realizimin e te drejtave njerëzore të pakicave në të dy vendet, sipas parimit të reciprocitetit. Kosova duhet të qëndrojë në Kornizat e Planit të Ahtisarit dhe të sigurojë shformimin e strukturave paralele në veri të Kosovës. Pjesë e procesit të rregullimit të marrëdhënieve fqinjësore duhet të jetë kthimi i mbetjeve mortore dhe sqarimi i fatit te personave të pagjetur pas luftës. Zbulimi dhe dënimi i përgjegjësve të krimeve të luftës, paraqet një nga çështjet më të rëndësishme për ndërtim të besimit dhe pajtimit reciprok. Shumë me rendësi është edhe rregullimi i marrëdhënieve ekonomike, tregtia e lire dhe sigurimi i lëvizjes së lire të njerëzve dhe mallrave. Gjithashtu, duhet të adresohet edhe zhdëmtimi i dëmeve në pasurinë publike e private, si pasojë e luftës dhe dëmeve të shkaktuara nga regjimi okupues serb në sistemin e pensioneve, kthimin e kursimeve devizore, kompensimin e dëmeve në buxhetin e Kosovës dhe të pagave te humbura për shkak të largimit diskriminues të shqiptarëve nga puna ne sektorin publik në vitet e ‘90-ta. Këto kanë qenë vendime, akte të shtetit serb dhe ai duhet t’i zhdëmtojë viktimat e atij regjimi”, thuhet më tej në kumtesë.

E15 e konsideron me rendësi vitale përgatitjen e mirë të institucioneve të Kosovës për këto bisedime, “një përgatitje që i kontribuon përmbajtjes dhe suksesit të këtyre bisedimeve dhe ndërton konsensus bazik në shoqërinë tonë”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Muhamet Mustafa
Muhamet Mustafa
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.