Edhe një granat dore në veri të Mitrovicës
Një mjet i pa shpërthyer që dyshohet te jete granat dore është gjetur te dielën rreth ore 16: 40, në Lagjen e Boshnjakeve në veri të Mitrovicës. Burimet e Kosovapressit, bëjnë të ditur se mjeti i pashpërthyer është gjetur në oborrin e një shtëpie në te cilën jetojnë tri familje shqiptare.
Në këtë shtëpi, e cila ndodhet krejt pranë urës lindore të Ibrit, jetojnë familjet e Nazmi Kyqykut dhe Faruk dhe Ekrem Kuqit.
Po ashtu merret vesh se në vendngjarje ndodhën Policia e Kosovës dhe ata të EULEX-it, të cilët janë duke i bërë përgatitjet për shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshimtë. /Telegrafi/