Egjipti dënon me vdekje 14 anëtarë të xhihadit
Një gjykatë egjiptiane dënoi me vdekje 14 militantë islamikë pasi i shpalli fajtorë lidhur me sulmet e viti të kaluar në një stacion policor dhe një bankë në gadishullin Sinai.Gjykata në Ismajlia tha se burrat patën vrarë pesë policë në qytetin verior të Sinai, në Al Arish. Ndërsa një civil ishte vrarë të njejtën ditë në një bankë në Sinai.
Gjykata njoftoi se personat e dënuar ishin anëtarë të Tavid Val Xhihad - një grupi radikal islamist, raporton Rel.
Sulmet e qershorit dhe korrikut të vitit të kaluar patën ndodhur në kohën e mungesës së sundimit të ligjit si pasojë e ngjarjeve që çuan në dëbimin nga pushteti të presidentit të atëkohshëm, Hosni Mubarak.
Vendimet vijnë në kohën e përshkallëzimit të dhunës në gadishullin Sinai, ku më herët gjatë këtij muaji u vranë 16 rojëtarë të kufirit. /Telegrafi/