Egjipti do të njohë së shpejti shtetin e Kosovës!

18:32 / 24.09.2012
Pas vizitës së fundit të delegacionit parlamentar të Kosovës, të udhëhequr nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe vizitave e aktiviteteve të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, për shpejtimin e njohjes nga Egjipti, udhëheqësit e këtij shteti paralajmërojnë njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

Kryetari i Dhomës së Lartë të Parlamentit egjiptian, Ahmed Fahmy, ka deklaruar për gazetat egjiptiane se Egjipti pas Revolucionit të 25 janarit ndryshon nga ai që ka qenë më parë lidhur me shumë çështje botërore. Ai ka theksuar se Dhoma e Lartë e Parlamentit egjiptian, si institucion i zgjedhur nga populli egjiptian, mbështet pavarësinë e Kosovës, duke shprehur simpatinë e plotë të Egjiptit me popullin e Kosovës

Fahmy ka konfirmuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën kulturore e ekonomike, duke shprehur bindjen se qeveria e re egjiptiane, për dallim nga politika e qeverisë së para 25 janarit, do të marrë shumë shpejt vendimin për njohjen e Kosovës.

Ndërsa, Hossam Ghariani, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe kryetar i Asamblesë Kushtetuese, që do të hartojë Kushtetutën e re të Egjiptit, ka shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare në OKB-së. “Kjo do të jetë shtysë e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës dhe realizmin e ambicieve të popullit kosovar, i cili ka lidhje të ngushta historike e vëllazërore me popullin egjiptian”.

Para pak ditësh, një delegacion parlamentar i Kosovës, i udhëhequr nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka vizituar Egjiptin, ndërsa tash e dy vjet ministri Hoxhaj ka zhvilluar aktivitete të shumta me qëllim të përshpejtimit të njohjes nga Egjipti, thuhet në një komunikatë për media të MPJ-së. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.