Ekstradimi i Ismajlovicit e Demirit nuk tensionon Maqedoninë

20:23 / 5.03.2013
Autoritetet në Kosovë janë duke bërë gati proceduarat e duhura për ekstradimin e mundshëm në Maqedoni të Afrim Ismajlovicit dhe Alil Demirit, të kërkuar për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovcit në afërsi të Shkupit, që ndodhi në prill të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës i arrestoi dy të dyshuarit në bazë të një urdhri ndërkombëtar, ndërsa zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Daut Xhemajli, ka thënë për Telegrafin se nuk beson që transferimi i tyre do të mund të tensiononte edhe më shumë situatën në Maqedoni.

“Policia e Kosovës ka vepruar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, që është detyrim. Kjo nuk do të mund të ishte arsye për shtimin e tensioneve”, ka thënë Xhemajli.

Edhe zyrtari për bashkëpunim ndërkombëtar në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se ekziston një procedurë për ekstradimin, e cila kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës.

Dy të dyshuarit, Ismajlovic dhe Demiri u arrestuan në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë, si të dyshuar për pjesëmarrjen në vrasjen e pesë të rinjve të nacionalitetit maqedonas. Pas kësaj pati arrestime në shkallë të gjerë të të dyshuarve nga komuniteti shqiptar i Maqedonisë.
Asokohe shqiptarët organizuan protesta për të kundërshtuar atë që e kanë cilësuar si dhunë të pushtetit.

Dy të dyshuarit shpesh në mediat maqedonase janë cilësuar si anëtarë të grupeve islamike, për të cilat vazhdimisht spekulohet se ishin të përfshira në ngjarjen tragjike.

Së fundi në Shkup janë rindezur prapë tensionet ndëretnike, ndërsa ka pasur zëra se arrestimi dhe ekstradimi i këtyre dy të dyshuarve do të mund të nxiste protesta dhe reagime të tjera në një ambient të tillë të tensionuar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.